Thu, Oct 23, 2025

Realizoi gol në Champions të Azisë, Asani: Mbështetje e madhe, vazhdojmë kështu

  • PublishedOctober 23, 2025

Jasir Asani ishte protagonist në fitoren 2-0 të Esteglal ndaj Al Wehdat në Champions të Azisë. Sulmuesi kuqezi, ia doli që të lërë gjurmë, duke shënuar një gol. Pas ndeshjes, Asani nuk ka hezituar të bëjë një postim në rrjetet sociale.

“Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, le të vazhdojmë kështu”, ka shkruar lojtari i Kombëtares.

 

AlbaniaWeb.net