Zelensky flet nga Brukseli: Skenari i shkëmbimit të territoreve me Rusinë nuk është i pranueshëm
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë përsëri çdo shkëmbim territoresh me Rusinë si pjesë të një marrëveshjeje të ardhshme paqeje, duke përsëritur se çdo plan për të arritur paqen duhet të fillojë me një armëpushim, të cilin do ta ndjekin negociatat.
Zelensky, i cili ndodhet në Bruksel për Samitin e BE-së, tha gjithashtu se asetet ruse të “ngrira” nuk duhet të përdoren vetëm për qëllime humanitare, por edhe për të forcuar kapacitetin mbrojtës të Ukrainës.
Sipas tij, Ukraina duhet të jetë në gjendje të përdorë një pjesë të këtyre fondeve për prodhimin vendas të armëve, si dhe për blerjen e sistemeve të armëve evropiane dhe amerikane.
Në të njëjtën kohë, Zelensky zbuloi se Ukraina ka zhvilluar sisteme armësh me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në vend, me një rreze veprimi deri në 3,000 kilometra.