Fri, Oct 24, 2025

Çifti i njohur i ‘Big Brother VIP Kosova’ janë martuar?

  • PublishedOctober 24, 2025

Ana dhe Kevini, çifti simpatik që fitoi zemrat e publikut gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit. Romanca e tyre, e lindur mes kamerave, duket se po lulëzon edhe jashtë skenës televizive, duke u bërë një nga historitë më të komentuara të momentit.

Dyshja shpesh ndanë me ndjekësit momente të ëmbla nga jeta e përditshme përmes postimeve në rrjete sociale, ku nuk mungojnë as batutat, udhëtimet dhe dedikimet plot dashuri. Kjo ka bërë që fansat e tyre t’i ndjekin me shumë kureshtje çdo hap.

Së fundmi, ishte Ana ajo që tërhoqi vëmendjen me një përgjigje intriguese gjatë një sesioni pyetjesh me ndjekësit në Instagram. Një fans e pyeti troç:

“A keni ndërmend të bëni dasmë apo do të vazhdoni me bashkëjetesë?”

Përgjigjja e saj nuk vonoi dhe i vuri ndjekësit në mendime:

“Nashta jena martu, po s’kemi bo dasëm.”

Kaq mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin me reagime. Disa fansa u shprehën të bindur se çifti e ka kurorëzuar tashmë lidhjen në fshehtësi, ndërsa të tjerë e morën si një shaka tipike të Anës. Megjithatë, një gjë është e sigurt, Ana dhe Kevini vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të dashura dhe më të komentuar të showbizit.