Fri, Oct 24, 2025

Don Phenom pjesë e BBV5? Reperi: Futem vetëm nëse…

  • PublishedOctober 24, 2025

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, artisti i njohur Don Phenom ka zhvilluar një intervistë të sinqertë dhe plot energji, ku ka rrëfyer më shumë rreth jetës së tij personale, rrugëtimit artistik ndër vite dhe projekteve të reja që do të publikojë së shpejti. Gjatë bisedës, nuk munguan as pyetjet për formatin shumë të komentuar Big Brother VIP. Në lidhje me mundësinë për t’u bërë pjesë e këtij spektakli, Don Phenom u shpreh me humor, por edhe me vendosmëri, se do ta pranonte ftesën vetëm nëse plotësohet një kusht i veçantë.

“Në Big Brother mund të futem vetëm nëse është formati që të burgosin. A e dini që është një format i Big Brother-it në botë që të burgosin? Vetëm ashtu mund të futem. Sepse është talent nervash, nuk e di a kam edhe aq talent të duroj. Nuk do toleroj se do më vijë në majë të hundës. Aty është kush mund të jetë më i zoti që të mos shpërthejë. Unë debatet i kisha përballuar por ofendimet jo. Janë disa pika shumë delikate ku mund të futet familja në rol dhe a e dini çfarë? Më mirë po rri kështu. Po bëj tifozin nga larg. Formati është i bukur dhe në qoftë se do të ishte ai formati i burgut brenda do të ishte perfekt për mua. Atëherë unë do të kisha ditur si të merresha, përndryshe jo. Kështu që drejtora ju lutem futeni burgun brenda, vendoseni opsionin e tillë dhe Doni futet direkt. Atëherë ne e shohim se sa nerva kanë…”