“Kur e do dikë, nuk e rreh o magar!”/ Reagimi i Julianës pas fjalëve të Feros për Arbenitën
Pas daljes së intervistës së shumëpërfolur të reperit Fero në podcastin e Arbanës Osmanit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta. Në intervistë, Fero foli për herë të parë pas një kohe të gjatë për jetën e tij personale, për ndarjen nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli dhe për akuzat e dhunës ndaj saj.
Artisti mohoi kategorikisht se e ka dhunuar Arbenitën, duke theksuar se ajo ka qenë “gjithçka për të” në një periudhë të jetës së tij dhe se ndjen ende respekt për të, pasi është nëna e vajzës së tyre.
“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin,” u shpreh Fero.
Por, pas këtyre deklaratave, ka ardhur një reagim i fortë nga Juliana Nura, e cila përmes një postimi në Instastory, ka shpërthyer kundër çdo forme dhune ndaj grave.
Në postimin e saj, ajo ka ndarë një video nga intervista e Feros, duke shkruar me tone të ashpra:
“Kur e don dikë nuk e rraf atë o magar, e krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan/femrën tuaj.”
Ky reagim i Julianës është komentuar gjerësisht në rrjet, duke marrë mbështetje nga ndjekës që vlerësojnë qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë ndaj dhunës dhe abuzimit.

