Përdori fjalën ofenduese për komunitetin Rom, Oriola Marashi reagon pas komenteve në rrjet
Influencerja dhe modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ka reaguar publikisht pas një videoje që kishte postuar më herët dhe që shkaktoi reagime në rrjet. Ajo sqaroi se kishte përdorur fjalën ‘gabi’ pa e ditur se ishte ofenduese për komunitetin Rom dhe vendosi ta fshijë videon nga profili i saj.
Në një postim në Instagram, ajo shkruan:
“Në një video që kam postuar më herët, përdora pa dashje një fjalë që nuk e dija se ishte ofenduese për komunitetin Rom. E kam hequr videon dhe dua të kërkoj ndjesë nëse dikush është ndier i lënduar. Kam respekt të madh për çdo kulturë dhe komunitet në vendin tim.”

Te rrobat e përdorura se “gabi” është shkurtimi për fjalën “gabel”, gjë që s’bëj dhe unë mirë të ta shkruaj po është tejmase raciste dhe ofenduese.
Përshëndetje znj. Oriola! Unë quhem Dr. Kaim Hadroj dhe jam pedagog i studimeve të Romologjisë në Bielefeld University. Pashë një video tënde në Paris ku the “te gabi në Laprakë”, fjala gabi është diskriminuese për minoritetin Rom në Shqipëri. Ligjërisht videoja juaj cilësohet si promovim i diskriminimit në këtë rast. E nëse dihet, denohet me ligj. Unë si founder i nismës Vish këpucët e mia, ju kërkoj me mirësi që ta hiqni atë video me ndikim negativ për minoritetin Rom, e cila s’vihet në dyshim. Do të ishte mirë madje t’i kërkonit falje këtij minoriteti për përdorimin e asaj fjale diskriminuese. Uroj të marrim një përgjigje pozitive nga ju!


