SPAK merr në hetim Ballukun, Anduena Llabani: Mjafton t’i sekuestrojnë celularin dhe do gjejnë prova të pakontestuara! Ka kaluar shumë fonde në duar!
Gazetarja Anduena Llabani ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e News24, për të folur mbi marrjen në hetim të zv.kryeministres Belinda Balluku nga SPAK.
Ende nuk dihet se për cilën çështje është në hetim Balluku, por Llabani thekson se SPAK mund të marrë edhe masë ndaj zv.kryeministres në ditët në vijim.
“Ne sot kuptuam se SPAK e ka në hetim Ballukun, Prokuroria e Posaçme e ka regjistruar tashmë procedimin penal si person në akuzë për shkelje të barazisë në tenderë. është numri 2 i qeverisë, fletëthirrja është bërë me kërkesën e SPAK për të qenë me avokat. Është një person në hetim. Nuk thirret si një person që thirret rëndom për të dhënë shpjegime. Ka hetim konkret ndaj zonjës Balluku.
Mendoj se SPAK është treguar i vëmendshëm për të shmangur Kuvendin që të mblidhet dhe të miratojë që SPAK të hetojë. SPAK e ka shmangur duke e marrë në hetim dhe duke e kërkuar të paraqitet me avokatin. SPAK në ditët në vijim mund të marrë masë vetëm në rast se bindet që Balluku prish prova apo të intimidojë njerëz.”
Sakaq, Llabani vijon më tej duke thënë se Balluku është një ndër persona më të fuqishëm në vend, duke kaluar shumë fonde në duar gjatë qeverisjes së kryeminsitrit Rama.
“Është një njeri me shumë fuqi, pushtet, ka në duar siç e kemi parë shumë fonde që rimëkëmbin vendin. Fakti që edhe SPAK ka mbi 7 procedime ndaj Ballukut, aktivitet financiar është jashtë çdo limiti. SPAK ka qenë i kujdesshëm për ta mbajtur në diskrecion të plotë. Këta personazhe që i janë drejtuar SPAK për Ballukun, flasin dhe në momentin që ndaj saj apo ndaj veprave të firmosura, vendoset një sekuestro dhe bashkëpunëtorët merren në hetim, zinxhiri çon deri te koka, Balluku.”
Ndërkohë që mjaft bashkëpunëtorë të Ballukut kanë qenë në dyert e SPAK dhe tani erdhi radha e saj.
“Nuk di të them nëse zonja Balluku riskon më shumë se ç’kemi parë deri tani. Kemi të bëjmë me prova dhe fakte që SPAK ka mbledhur në kohë edhe me pastrimin e parave. Ka materiale që shumë të mëdha parash kanë kaluar përtej oqeanit. Janë sekrete hetimore. Shikoj se edhe SPAK është në amulli totale, deklaron se nuk kemi çfarë të themi, do të thotë se diçka po ndodh me SPAK. Do shikojmë nëse Balluku do e pranojë dhe do shkojë me avokatin në SPAK. Një pjesë e mirë e bashkëpunëtorëve të saj janë në SPAK.
Është një fletë thirrje, fakti që kërkohet me avokatin do të thotë se është një hetim konkret. Kemi parë zyrtarë të paraqiten me avokatë mbrojtjes. Nuk jemi njoftuar për këtë gjë. Mund të kenë qenë në shkallë më të ulët se zonja Balluku. Kjo do të thotë se SPAK po shkon shumë lartë.”
“SPAK dhe BKH e kanë kryer tashmë punën inteligjente apo veprime bashkëpunëtorëve të saj, mjafton të sekuestrosh celularin e zonjës Balluku dhe jam e sigurt se SPAK do i ketë provat e pakontestuara. Janë shumë të thjeshta gjërat për të kuptuar. Zoti Prençi ka në hetim edhe çështjen e inceneratorit të Tiranës. Janë marrë shumë të dhëna të cilat e çojnë prokurorin deri në kërkesën e marrjes së pandehur të zonjës Balluku.”
Së fundmi, Llabani thotë se mund të kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave, gjë e cila nga hetimi mund të godasë nën brez qeverinë Rama.
“Nuk mendoj se Rama e ka lëshuar zonjën Balluku. Po flasim për një njeri që ka administruar ministri të rëndësishme. Nëse SPAK është i rezervuar për të dhënë detaje ku flitet për një kallëzim të tunelit të Llogarasë. Tregon se këto skema me ndërtime dhe financime nuk kanë qenë qëllime për ndërtimin e infrastrukturës, por pastrimin e parave. Kjo do jetë një kolpo shumë e madhe dhe goditje nën brez për qeverinë shqiptare.”
