Sat, Oct 25, 2025

“Ata vetëm vjedhin dhe ankohen”, Yamal i vë flakën “El Clasicos”, thumbon Real Madrid

  • PublishedOctober 25, 2025

“El Clasico” ka qenë dhe mbetet një nga super sfidat më të rëndësishme të futbollit botëror, një ndeshje që ndër vite e vite ka prodhuar spektakël, futboll të bukur, të fortë me shumë rivalitet. E tillë pritet të jetë edhe përballja e së dielës në Madrid, ku Reali pret Barcelonën. Një nga të vëzhguarit special të kësaj “El Clasico” është pa diskutim Lamine Yamal. Talenti spanjoll, mbase në mënyrë të pavetëdijshme, pa i peshuar fjalët e tij, i ka vënë “flakën” këtij takimi ende pa nisur mirë.

I ftuar në një podcast në Spanjë, i pyet se çfarë mendon për Real Madrid, Yamal befasoi me deklaratën e tij: “Ata vetëm vjedhin dhe ankohen gjithnjë”, u shpreh Lamine Yamal duke u pyet më pas se sa e vështirë është t’i shënosh Realit: “E vështirë? Herën e fundit që luajtëm kundër tyre në Bernabeu përfundoi 4-0, e mbani mend?.

Këto deklarata të Yamal po bëjnë xhiron në Spanjë, por një pjesë e madhe e opinionit mendojnë se Yamal nuk ia ka idenë për rëndësinë e fjalëve që thotë, fundja është vetëm 18 vjeç.

 

AlbaniaWeb.Net