Sat, Oct 25, 2025

Grabitja spektakolare në Muzeun e Luvrit, bizhuteritë më të çmuara transferohen në Bankën e Francës

  • PublishedOctober 25, 2025

Muzeu i Luvrit ka zhvendosur disa nga bizhuteritë e tij më të çmuara në Bankën e Francës, pas grabitjes që ndodhi në mes të ditës javën e kaluar, një ngjarje që ka zbuluar dobësitë në sistemin e sigurisë së muzeut më të famshëm në botë, raporton radioja franceze RTL.

Sipas burimeve të paidentifikuara të cituara nga RTL, transferimi i disa prej objekteve me vlerë të jashtëzakonshme nga “Salla e Apolonit”, ku ekspozohen bizhuteritë e kurorës mbretërore franceze, u krye të premten, nën masa të rrepta sigurie dhe me shoqërim të forcave speciale të policisë.

Banka e Francës, ku ruhen rezervat e arit të vendit në një kasafortë të madhe rreth 27 metra nën tokë, ndodhet vetëm 500 metra larg Luvrit, në bregun e djathtë të lumit Sena.

As Muzeu i Luvrit dhe as Banka e Francës nuk kanë komentuar ende mbi informacionet e raportuara nga agjencia Reuters.

Grabitësit kishin vjedhur tetë objekte të çmuara, me një vlerë të vlerësuar rreth 102 milionë dollarë, nga koleksioni i Luvrit më 19 tetor.

Sipas hetimeve, hajdutët kishin hyrë në muze duke përdorur një vinç për të thyer një dritare të katit të sipërm, ndërkohë që muzeu ishte i hapur për publikun. Ata më pas u larguan me motoçikleta.

Lajmi për grabitjen bëri bujë në mbarë botën, ndërsa në Francë ka shkaktuar një valë reflektimi dhe indinjate, që shumë e kanë përshkruar si një poshtërim kombëtar.

Ministria Franceze e Kulturës ka publikuar një listë të bizhuterive të vjedhura nga hajdutët në shtatë minuta.

Kurorë nga seti i bizhuterive të mbretëreshës Maria Amalia dhe mbretëreshës Hortense

louvre kurore stolite grabitja (8)

Gjerdani nga seti i safirëve të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense:

louvre kurore stolite grabitja (7)

Vathë nga seti me safirë i Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense

Varëse smeraldi nga koleksioni i perandoreshës Maria Luiza

louvre kurore stolite grabitja (5)

Një palë vathë smeraldi nga i njëjti set

louvre kurore stolite grabitja (1)

Karficë me relike 

louvre kurore stolite grabitja (4)

Kurora e perandoreshës Eugenia

louvre kurore stolite grabitja (3)

Karficë në formë fjongoje e perandoreshës Eugenia, një objekt unik me 2,634 diamantë, i blerë nga Luvri në vitin 2008 për 6.72 milionë euro, pasi kishte qenë më parë në një koleksion privat në SHBA.

louvre kurore stolite grabitja (2)