Java e tetë e Abissnet Superiore, fitojnë Vllaznia, Dinamo City, Teuta dhe AF Elbasani
Java e 8-të e “Abissnet Superiore” u mbyll sot me dy duelet e fundit, Partizani – Egnatia dhe Teuta – Flamurtari.
Në “Arenën e Demave”, sfida Partizani – Egnatia u mbyll pa gola, 0-0. Teuta triumfoi në “Niko Dovana” ndaj Flamurtarit me rezultatin 3-2.
Të premten, Vllaznia fitoi klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-1. Për kuqeblutë kjo ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat.
AF Elbasani u rikthye te fitorja në “Elbasan Arena”, pasi mposhti Bylisin 2-1.
Dinamo City triumfoi ndaj Vorës në “Arenën e Demave” 2-0.
Pas përfundimit të javës së 8-të, Vllaznia udhëheq kampionatin me 19 pikë.
