Kandidatja e majtë fiton zgjedhjet presidenciale në Irlandë, Catherine Connolly triumfon ndaj kundërshtares së qendrës
Kandidatja e pavarur e majtë, Catherine Connolly, ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura të premten në Irlandë, pasi kundërshtarja e saj e vetme, përfaqësuese e partisë qendrore Fine Gael, Heather Humphreys, ka pranuar humbjen.
“Catherine do të jetë presidente për të gjithë ne – dhe do të jetë edhe presidentja ime,” tha Humphreys në një deklaratë për televizionin publik RTE.
Fitoren e Connolly-t e ka uruar edhe Simon Harris, zëvendëskryeministër dhe një nga figurat kryesore të Fine Gael, parti që është shtylla e koalicionit qeverisës në Irlandë.
“I uroj çdo sukses në detyrën e re,” – deklaroi Harris.
