Lela Seferi flet për herë të parë për ndarjen nga Leo
Pas disa javësh të mbushura me thashetheme dhe aludime për ndarjen e saj nga Leo, Lela Seferi ka thyer më në fund heshtjen. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një mesazh të gjatë në “Instagram Story”, ku reflekton mbi mënyrën si është gjykuar, keqkuptuar dhe mbi forcën që ka gjetur për të vazhduar përpara.
Në rrëfimin e saj, Lela tregon se ka qenë e lodhur nga komentet dhe gjykimet që kanë shoqëruar çdo hap të saj që prej pjesëmarrjes në reality show. “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje ime, sikur të isha një personazh dhe jo një njeri,” – shkruan ajo.
Sipas saj, kjo periudhë i ka mësuar të mos ketë më nevojë të justifikohet, as të shpjegojë veten për të bindur të tjerët. “Kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” – shton ajo.
Në vazhdim të reagimit, Lela thekson se nuk dëshiron të shihet si viktimë, por si një grua që ka zgjedhur forcën dhe qetësinë. Ajo pranon se ndonjëherë heshtja është mënyra më e mirë për t’u përballur me zhurmën e botës virtuale.
“Unë sot nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër. Jam thjesht unë. Dua të ec përpara me dinjitet, me qetësi dhe me gjithë projektet që më presin,” – ka shkruar ajo.
![]()
