Sat, Oct 25, 2025

Loredana Brati mohon lidhjen me Don Xhon, dyshja ndan rrugët me inate! Fshijnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale

  • PublishedOctober 25, 2025

Loredana Brati ka treguar më shumë për raportin me këngëtarin Don Xhoni, pas videove të publikuara në rrjete sociale, ku ata shfaqen afër me njëri-tjetrin.

Po ashtu ka folur edhe për Jozin, me të cilin pati një romancë në shtëpinë e “BBV 4”. Në lidhje me Jozin, Loredana u shpreh se ai ishte i vetmi burrë me të cilin pati një marrëdhënie dashurore gjatë këtij viti dhe sot i uron suksese, edhe pse ata nuk janë më bashkë.

lori brati (6)

“Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri-tjetrin, prapë emrat tanë kanë për t’u lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria. U gëzova shumë për koncertet. I urojë suksese. Kemi pasur pak komunikim”, – u shpreh ajo.

lori brati (5)

Për Don Xhonin ajo është shprehur se miqësia e tyre lindi nga një bashkëpunim që fatkeqësisht nuk u realizua dot.

“Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëritjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim, por të shohim në vazhdim”, – tha Loredana.

lori brati (4)

Vetëm pak javë më parë, shkruam për ndarjen e një flirti që kishte mes tyre. E tashmë, që gjithçka ka përfunduar, duket se Lori ka vendosur ta mohojë këtë lidhje, ndonëse në ditët e para çdo detaj fliste për një romancë.

lori brati (3)

Lidhja e saj me Don Xhon u konfirmua shumë shpejt, kur dyshja vendosi të dilte së bashku, jo vetëm në club, por edhe në rrjetet sociale. Madje, të dy vendosën të reagonin pas deklaratave të Jozit për këtë çift. Një dyshe që menjëherë u pëlqye nga publiku, duke shndërruar në kryefjalë të mediave. Por duket se ky raport zgjati aq sa zgjati edhe vera.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por duket se lidhjes i ka ardhur fundi. Prej kohësh, Lori dhe reperi i njohur nuk shihen më së bashku në ambiente të përbashkëta. Nga ana tjetër, Don Xhon nuk e ndjek më në rrjetet sociale Lorin, sakaq kjo e fundit, ende e ka mes ndjekësve të saj. E duke qenë se kjo histori u mbyll shumë shpejt, ishkonkurrentja e “Big Brother” ka vendosur të flasë publikisht, por duke specifikuar se mes tyre ka pasur vetëm një bashkëpunim për një projekt, që mesa duket nuk u realizua kurrë.

loredana brati (4)loredana brati (3)loredana brati (2)loredana brati (1)