Sat, Oct 25, 2025

Pisa bën “djallin” në “San Siro”, ndal Milan, por Allegri nuk e bën dramë: Në fund mund të jetë pikë përcaktuese (VIDEO)

  • PublishedOctober 25, 2025

Atëherë kur Milan dukej në maksimum, i vetëm në krye, pas 6 rezultateve pozitive radhazi në Serie A, 5 fitore dhe 1 barazim, ekipi i Allegrit lë pikë përballë Pisa. Në “San Siro”, në ditën kur Allegri mori dhe titullin si trajneri i muajit, “djalli” u ndan në një “X” 2-2, pa diskutim një hap fals.

Në fakt, kuqezinjtë krijuan iluzionin se do ta zgjidhin lehtë këtë takim ku Leao me një goditje të bukur kaloi Milan në avantazh që në minutën e 7-të. Pisa jo vetëm që nuk u dorëzua, por me fillimin e pjesës së dytë reaguan fuqishëm. Fillimisht, në minutën e 60-të fituan një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, një ish rival i madh i “djallit”, Cuadrado u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1.

Në “San Siro” pllakosi heshtja në minutën e 86-të, ku Nzola i vetëm në zonë mposhti portierin Mike Maignan duke përmbysur rezultatin. Allegri spostoi ekipin në gjysmëfushën e Pisa në përpjekje për të shmangur këtë humbje. Athekame me një goditje të fortë nga distanca gjeti cepin e portës duke barazuar rezultatin në 3-3 në minutën e 93-të. Fundi mund të ishte edhe më i lumtur pasi në frymën e fundit, në minutën e 98-të, Sealemaekers kishte në këmbë shansin për golin 3 pikësh, por në fund pasi bëri lëmsh të gjithë prapavijën e Pisa-s belgu gjuajti keq duke bërë që ky takim të mbyllej në barazim 2-2.

Pavarësisht se ky “X” i lë një shije të hidhur, trajneri Allegri nuk e hedh poshtë këtë pikë e marrë: “Më vjen keq për rezultatin pasi dëshironim shumë të fitonim. Këto ndeshje duhen menaxhuar në një tjetër mënyrë. Kur del nga ndeshja të tilla ndjen keqardhje për pikët e lëna, por në fund të vitit kjo pikë mund të jetë shumë e rëndësishme”, u shpreh Allegri pas ndeshjes kundër Pisa.

()


AlbaniaNet