Java nis me reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për ditën e hënë
Ditën e hënë (27 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje.
Në Alpe do të ketë reshje bore (flokë) me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit të e mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim kryesor perëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.


