Sun, Oct 26, 2025

Ministrja Spiropali nga Brukseli: Asnjë minutë për të humbur, ruajmë ritmin e përshpejtuar të negociatave për anëtarësimin në BE

  • PublishedOctober 26, 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur këtë të diel në Bruksel, ku pritet të takohet me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali nënvizon nevojën e vendit tonë për të mos ndalur ritmin e përshpejtuar të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian. Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europë”, shkruan Spiropali.