Sun, Oct 26, 2025

Sophie Turner dhe Chris Martin, çifi më i ri i Hollywood-it?

  • PublishedOctober 26, 2025

Aktorja britanike Sophie Turner (29 vjeç), e njohur për rolin e saj si Sansa Stark në serialin Game of Thrones, duket se ka nisur një romancë të re me vokalistin e grupit Coldplay, Chris Martin (48 vjeç). Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cilat raportojnë se dyshja është parë së fundmi në një takim privat në Londër, duke ngjallur menjëherë thashetheme për një lidhje mes tyre.

Sipas burimeve pranë aktores, marrëdhënia e saj me ish-partnerin Peregrine Pearson ka përfunduar përfundimisht në fund të shtatorit, pas një përplasjeje që ndodhi gjatë një dasme luksoze. Edhe pse qarkulluan zëra për një ribashkim të mundshëm, miqtë e çiftit kanë konfirmuar se ndarja është e pashmangshme.

Nga ana tjetër, Chris Martin është gjithashtu beqar, pasi i dha fund lidhjes dhe fejesës së gjatë me aktoren Dakota Johnson (35 vjeçe) në qershor të këtij viti. Dyshja e Coldplay dhe Fifty Shades of Grey u ndanë në mënyrë miqësore, pas disa vitesh bashkëjetese.

Interesante është fakti që Sophie Turner është një fanse e hershme e Coldplay. Në vitin 2020, ajo u emocionua deri në lot kur ish-bashkëshorti i saj Joe Jonas e surprizoi me një videomesazh nga Chris Martin. Turner dhe Jonas u martuan në vitin 2019 dhe kanë dy vajza: Willa (4 vjeçe) dhe Delphine (2 vjeçe).

Burime pranë aktores thonë se Sophie po e jeton këtë periudhë me më shumë qetësi dhe gëzim, duke iu rikthyer muzikës, këtë herë, ndoshta për arsye më personale se kurrë.