Sun, Oct 26, 2025

Trajneri i Burnley “i bën dalje” Brojës, sulmuesi kuqezi nuk aktivizohet ndaj Wolves

  • PublishedOctober 26, 2025

Burnley mundi 2-3 Wolves, në transfertën e luajtur në Molineux Stadium.  Situata e Armando Brojës s’është aspak e mirë, pasi sulmuesi i kombëtares nuk u preferua në këtë takim.

Ai nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Parker, me Brojën që u detyrua ta ndiqte ndeshjen nga stoli.

Vlen të theksojmë se në majë të sulmit luajti një mesfushor si Zian Flemming.

24-vjeçari Armando Broja është aktivizuar në 3 ndeshje në këtë sezon të Premier League.