Sun, Oct 26, 2025

VIDEO/ City pëson disfatë në Birmingham, fiton Arsenali

  • PublishedOctober 26, 2025

Manchester City ka pësuar disfatë 1-0 në Birmingham, në ndeshjen e luajtur ndaj Aston Villas.

Vendasit realizuan me Cash, pas vetëm 19 minutash lojë. “Qytetarët” u përpoqën që të reagojnë, shtuan ndjeshëm presionin, por vetëm kaq, pasi shifrat mbeten të njëjta deri në fund.

Në ndeshjen tjetër, Arsenali mundi 1-0 skuadrën e Crystal Palace, duke marrë 3 pikë dhe duke shkuar në kuotën e 22 të tillave, në krye të klasifikimit.