VIDEO/ Leverkusen nuk ndalet, tjetër sukses në Bundesligë, thyen Freiburg
Leverkusen merr suksesin e katërt radhazi në Bundesligë, teksa kaloi 2-0 pengesën e Freiburgut.
“Aspirinat” iu falën një goli të bukur të Pokut, për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.
Një krosim i Grimaldos u shfrytëzua në maksimum nga Tapsoba, i cili i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe u tregua i saktë me kokë.
Leverkusen është në vendin e katërt, ndërsa Freiburg në vendin e 11-të.
