Mon, Oct 27, 2025

A do të prezantojë Arbana Festivalin e Fundvitit në RTSH?

  • PublishedOctober 27, 2025

Arbana Osmani duket se po përgatitet për një rikthim surprizë në televizion, por jo në formatin që shumica e publikut mund të presin. Burime pranë “Vip Magazine” bëjnë me dije se Arbana është parë në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), ku ka zhvilluar një takim me drejtuesen e institucionit, Eni Vasili.

Ky takim ka nxitur menjëherë zërat se Osmani mund të jetë zgjedhja e re për të moderuar Festivalin e Fundvitit.

Kujtojmë se disa javë më parë është raportuar se si Arbana Osmani, ashtu edhe Luana Vjollca, kanë dorëzuar pranë organizatorëve të festivalit idetë dhe konceptet e tyre kreative. Kjo ka krijuar një konkurrencë të re mes dy moderatoreve më të njohura të ekranit, e cila e bën garën për këtë rol edhe më interesante.

Edhe pse RTSH ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht nëse takimi i Arbanës me Eni Vasili nënkupton finalizimin e marrëveshjes, burime nga televizioni publik pohojnë se gjithçka po shkon drejt vendimit përfundimtar. Koha është e shkurtër, pasi festivali pritet të nisë pas vetëm disa javësh.

Nëse ky bashkëpunim konkretizohet, nuk do të ishte hera e parë që Arbana ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve. Moderatorja e prezantoi festivalin edhe tre vite më parë, në një periudhë kur shënoi kulmin e suksesit të saj me “Big Brother VIP Albania”.