A është rritur numri i referimeve nga Drejtoria e Tatimeve për veprat penale të pastrimit të parave? Çela: Nuk mendoj se situata është e kënaqshme
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela iu përgjigj pyetjes së deputetes Jorida Tabaku, lidhur me numrin e referimeve nga Drejtoria e Tatimeve dhe institucioneve të tjera të inteligjencës financiare për veprat penale të pastrimit të parave.
Çela tha se ka ende shumë punë për tu bërë në këtë fushë, teksa theksoi se situate është e pakënaqshme.
Pyetje: A është rritur numri i referimeve nga Drejtoria e Tatimeve dhe institucioneve të tjera të inteligjencës financiare për veprat penale pastrim i parave?
Çela: Ka edhe shumë për të bërë në këtë drejtim .Nuk mendoj se situata është e kënaqshme. Presim më shumë kontribute nga Drejtoria e Tatimeve sa i përket referimit të veprave penale që lidhen me pastrimin e parave.
