Mon, Oct 27, 2025

Berisha- ministrit të Financave: Belinda po ikën, do të të marrë me vete! Të gjithë të thonë ministri i Ballukut

  • PublishedOctober 27, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ministrat dhe deputetët e PS si njerëz me dosje në SPAK. Teksa iu referua Belinda Ballukut që është nën hetim, Berisha tha se “Belinda po ikën”, duke iu drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj: “se ajo do ta marrë me vete”.

Ndërkohë më parë foli deputeti i PS, Blendi Klosi, të cilit Berisha refuzoi t’i përgjigje, por i tha se “është një njeri që rininë ia vodhi bixhozi”.

Berisha: Nuk mund ti përgjigjem një njeriu që ja vodhi bixhozi rininë. Mekatarë me dosje palë palë kanë bërë një kompromis që të fshihen duke na hequr të drejtën për të bërë pyetje si burri burrit. Këta janë të gjithë në konflikt interesi. Dil betohu në Kushtetutë që nuk ke dosje në SKAP. Cili prej jush? Ku iku Vengu? Pse ia mbathi? Sepse ju jeni me dosje. Edhe ti nuk je në rregull. Belinda po ikën, do të të marrë me vete, se ministri i Belindës së thonë të gjithë ju.