Hetimet për koncesionin Thumanë–Kashar, Altin Dumani: Janë pjesë e verifikimit të një tjetër çështjeje penale
Kreu i SPAK vijoi raportimin në Kuvend ditën e sotme për punën e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024, teksa më pas u pyet nga deputetë për disa çështje.
Një ndër to ishte dhe pyetja e deputetit Agron Shehaj, nëse SPAK po kryen hetime për koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.
Dumani u rezervua të jepte një përgjigje shteruese duke thënë se hetimet janë në kuadër të verifikimit dhe hetimit të një tjetër çështjeje penale.
Dumani: Po janë në hetim. Edhe lidhur me këtë çështje nuk mund të japë informacion është në kuadër të verifikimit dhe hetimit në kuadër të një çështje tjetër penale.
