Mon, Oct 27, 2025

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Vllaznia kalon ndjeshëm bilancin e sezonit të kaluar, Partizani bën më keq se Tirana

  • PublishedOctober 27, 2025

Superiorja po shkon drejt fundit të fazës së parë, por që tani ka dhënë tablo të qarta mbi ecurinë e skuadrave që e përbëjnë. Kjo shihet edhe në raport me atë që ekipet kanë bërë një edicion më parë në elitë.

Duke krahasuar shifrat e dy sezoneve deri në përfundimin e javës së 8, bie në sy se skuadra që ka bërë një hov duke fituar më shumë pikë, është Vllaznia, e cila ka kaluar nga 14 pikët e një viti më parë, në 19 pikët që ka aktualisht. Ndërkohë, nga një pikë më shumë se një vit më parë kanë skuadrat e Egnatias, Teutës, Elbasanit dhe Bylisit.

Dinamo është e vetmja skuadër e cila në këtë moment të sezonit nuk ka pësuar asnjë ndryshim pasi kishte të njëjtën kuotë pikësh edhe një vit më parë. Ndërkohë, kanë pësuar rënie të ndjeshme dy kryeqytetaset e tjera. Partizani ka 7 pikë më pak se një vit më parë, ndërsa Tirana ka 3 pikë më pak.

asdsadsadsadsadsadsadsa