Mon, Oct 27, 2025

“Nuk e kuptoja sa bosh isha”/ Einxhel Shkira rrëfen transformimin e saj pas 4 vitesh

  • PublishedOctober 27, 2025

Kanë kaluar plot katër vite që nga momenti kur Einxhel Shkira u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, përvojë që shënoi një kthesë të madhe në jetën e saj. Për ish-banoren e edicionit të parë, ky format nuk solli vetëm vëmendjen e publikut, por edhe dashurinë e jetës, DJ Dagz, me të cilin sot ndan një familje të lumtur dhe dy fëmijë.

Në një postim nostalgjik në InstaStory, Einxhel ndau një kujtim nga ajo periudhë, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj personal dhe ndryshimet që ka përjetuar ndër vite. “Ndërkohë si sot, 4 vjet më parë. Kanë ndryshuar shumë gjëra që atëherë”, shkroi ajo, duke iu referuar një fotografie nga ajo kohë.

Mund të më mungojë pamja e saj, trupi, flokët, fytyra… por jo jeta e saj. Ah, sikur ta dinte atë ditë se do të ishte jeta e saj pas katër vitesh, do kishte barrën më të lehtë në shpirt dhe do flinte më e qetë.”

Einxhel shtoi se vetëm pasi përjetoi dashurinë dhe paqen e brendshme, kuptoi boshllëkun që kishte ndjerë më parë. “Nuk e kuptoja sa bosh dhe e trishtuar isha, derisa përjetova lumturinë hyjnore dhe plotësim shpirtëror. Faleminderit Zot për bekimet e tua”, përfundoi ajo.

Sot, Einxhel dhe DJ Dagz konsiderohen një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.