PS-PD miratojnë dy komisionet e Posaçme, Shehaj: Pazare fshehurazi! Balla: Ata që e kanë Parlamentin shkollë nate nuk e kuptojnë
Pas miratimit të dy komisioneve të Posaçme për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj hodhi akuza ndaj PS dhe PD se kanë bërë pazar fshehurazi.
Në Kuvend, Agron Shehaj tha se reforma ka për qëllim të vrasë partitë e reja.
“Reforma Zgjedhore ka qëllim të vrasë partitë e reja, të vrasë alternativat në këtë vend, të vrasë demokracinë. Nuk e kuptoj se si mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë dhe fshehurazi ngrenë një komision pa përfshirë partitë e reja. Keni vetëm një qëllim, që pasi keni vjedhur bashkë për 35 vite të vazhdoni të vidhni së bashku, kjo po ndodh dhe këtë do bëni, ky do jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm, bini dakord bashkë për të vjedhur bashkë, me këtë komision këtë do bëni”, tha Agron Shehaj.
Taulant Balla: Dua të falënderon kolegët nga mazhoranca e opozita që kanë bërë të mundur negocimin e tekstit përfundimtar për projektvendimin për komisionin e Reformës Zgjedhore.
Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjithë partitë politika. Për herë të parë kemi përfshirë të gjithë partitë. Ata që e kanë Parlamentin shkollë nate nuk e kuptojnë këtë që them se, sepse nuk di të lexosh. Gënjeve publikun. Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për të gjetur kandidatë. Ulesh me këta në tavoline dhe u shan bukën. Ajo që ka rëndësi për grupin parlamentar të PS është të hodhën hapat për ngritjen e komisionit. Duhet t’i japim fund mënyrës se si financohen partitë në këtë vend.
