Mon, Oct 27, 2025

Spiropali në Bruksel, takohet me Kallas: Shqipëria partner i besueshëm e proaktiv i BE-së! Unioni jep mbështetje financiare, përfshirë dhe sigurinë e mbrojtjen

  • PublishedOctober 27, 2025

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali është për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me Kaja Kallas.

Ministrja në postimin e ndarë në rrjete sociale falenderon Kryediplomaten europiane për mbështetjen që Unioni i jep Shqipërisë, si mbështetje financiare por edhe në siguri e mbrojtje.

Postimi:

BRUKSEL – Me shumë kënaqësi u takova sot me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.

E falenderova Kryediplomaten Europiane për mbështetjen financiare që Unioni vijon t’i japë Shqipërisë, përfshirë edhe sigurinë e mbrojtjen.

Theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian.