Tedi Blushi u drejtohet socialistëve: Çlirohuni nga hajdutëritë që i keni bërë buxhetit të shtetit! Lejoni pyetjet në Kuvend, mos kini frikë nga llogaridhënia
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, foli me akuza të rënda ndaj socialistëve gjatë seancës plenare në Kuvend.
Blushi kërkoi me ngulm që në seancën e sotme deputetëve t’u lejohet e drejta e pyetjeve drejtpërdrejt përpos pyetjeve të depozituara, ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani i cili pritët të raportojë në Kuvend.
Me pas ai akuzoi mazhorancës se ka frikë nga llogaridhënia dhe transparenca.
“Ndaj ju ftoj të lejoni debatin, të lejoni pyetjet dhe të mos keni frikë nga transparenca dhe llogaridhënia.
Unë e kuptoj që ju keni frikë nga krimet tuaja, sepse të gjithë prej jush këtu janë me dosje në një institucion, i cili këto dosje o i përdor për shantazh, o i përdor si mjet për të garantuar këtë pushtet kriminal ku partia është shkrirë me shtetin, sic e faktoi edhe raporti i fundit i OSBE-ODHIR”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i PL-së.
Tedi Blushi: Kryetar, sot duhet të jetë një ditë shumë e rëndësishme si për llogaridhënien ashtu edhe për transparencën dhe i vetmi mekanizëm që i garanton këto dy element është debati, janë edhe pyetjet. Unë e kuptoj që i vetmi manual që ju keni është manuali i kodit mafioz “Omerta”, sepse shumica prej jush, në fakt, kanë dosje në një institucion, i cili është gjymtyra më e shëmtuar e këtij regjimi represiv.
Unë dhe besoj, shumica e kolegëve të mi opozitarë, nuk duhet të kemi dhe nuk kemi asnjë iluzion, sidomos pas raportit të OSBE-ODHIR, për të folur për institucione të pavarura në një regjim ku shteti dhe partia janë shkrirë në një.
Ndaj ju ftoj të lejoni debatin, të lejoni pyetjet dhe të mos keni frikë nga transparenca dhe llogaridhënia. Unë e kuptoj që ju keni frikë nga krimet tuaja, sepse të gjithë prej jush këtu janë me dosje në një institucion, i cili këto dosje o i përdor për shantazh, o i përdor si mjet për të garantuar këtë pushtet kriminal ku partia është shkrirë me shtetin, sic e faktoi edhe raporti i fundit i OSBE-ODHIR.
Ndaj lejoni që kjo seancë sot të garantojë transparencën dhe llogaridhënien për këto institucione, të cilat me vetëdije dhe me qëllim janë bërë palë e një regjimi represiv, në rradhë të parë ndaj qytetarëve dhe sidomos ndaj Opozitës dhe veçanërisht ndaj dy liderëve të Opozitës, nga këto institucione gjoja të pavarura, që nuk kanë bërë asgjë tjetër vecse janë sjellë si armiq me liritë dhe të drejtat e njeriut, si armiq me demokracinë dhe pluralizmin politik.
Ndaj clirohuni nga komplekset e krimeve tuaja, clirohuni nga makthet dhe hajdutëritë që i keni bërë buxhetit të shtetit dhe lejoni që kjo seancë të zhvillohet, në rradhë të parë për qytetarët që duan të dinë se ku kanë përfunduar dhe ku përfundojnë taksat e tyre dhe pse kjo hajdutëri nuk është hetuar.
