Tudor, Udinese shansi i fundit, Juve zgjeron listën e pasuesve
Në Torino, situata nuk është aspak pozitive, kjo pasi humbja kundër Lazio-s ishte e treta radhazi. Stafi drejtues është përpara një vendimi të fortë, të shkarkojnë apo jo Igor Tudor? Ky nuk është një vendim i lehtë pasi “barra” financiare është shumë e madhe (i duhet të paguajnë 3 trajnerë, Motta dhe Tudor, plus trajnerin e ri që do zgjedhin), por në aspektin sportiv nuk mund të presin pafund që Tudor të ndryshojë fatin e këtij sezoni.
Sipas mediave italiane, Udinese është shansi i tij i fundit për të shpëtuar stolin, por jo të gjithë janë pro një shkarkimi të shpejtë, mund t’i lihet kohë deri në derbin me Torinon, përpara pauzës së radhës që sjellin ekipet përfaqësuese.
Tudor ka një kontratë me Juven deri më 30 qershor 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, por është e qartë se rinovimi i kontratës me teknikun kroat nuk ishte një zgjedhje optimale.
Edhe këtë sezon, Juve ka shfaqur një ekip shumë konfuz, ndryshimi i shpeshtë i sistemit të lojë ka sjell kaos, çka i detyron drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të shohin në treg për një tjetër opsion. Emri i parë në listën e dëshirave është Luciano Spalletti, ky nuk është një sekret, por ideja që ish trajneri i Italisë të pasojë Tudor në Torino po përforcohet gjithnjë e më shumë. Një tjetër ish trajner i Italisë që po lakohet këtë periudhë është edhe Robero Mancini.
Ndërkohë jashtë Italisë, këtë periudhë po lakohen emra si Edin Terzic, Xavi dhe Southgate.
()
