VIDEO/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e fshehur tek Xhanfize Keko: Dizajni i Xhorxho Lafasuljes dhe Xhuljano Lagrumit!
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ironizon gjendjen e një hapësire publike në rrugën “Xhanfize Keko”.
Në pamjet e shpërndara nga aktori, zona që duhej të ishte një lulishte shfaqet e mbushur me inerte dhe mbetje ndërtimi.
Përmes një toni humoristik, Binaj përshkruan situatën duke thënë se aty “lulëzojnë” materiale ndërtimi në vend të gjelbërimit.
Binaj e përshkruan videon kështu: Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule drrase lulebetoni, lule leshixhami, lule leshiguri. Me një dizajn shumë elegant, të arkitektëve italianë, Xhorxho lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi.
