Tue, Oct 28, 2025

A do të marrë pjesë në Botëror? Leo Messi thyen heshtjen

  • PublishedOctober 28, 2025

Lionel Messi vërtetoi se nuk ka ndërmend të dal në pension, të paktën jo në nivel klubesh, pasi rinovoi kontratën e tij me Inter Miami deri në 2028. Pikëpyetje e madhe ka të bëjë me faktin nëse “pleshti” do të udhëheq Argjentinën në Botërorin FIFA2026:

“Do të ishte fantastike nëse do të isha në Botëror. Do kisha dëshirë të isha në formë në atë kohë, në mënyrë që të luaja një rol të rëndësishëm, të ndihmoja përfaqësuesen”, u shpreh Messi në një intervistë për mediat në SHBA duke vijuar:

“Kur të nis fazën përgatitore me Inter Miami për sezonin e ardhshëm, do të vlerësoj gjendjen time ditë pas dite. Nëse do të jem në 100% dhe nëse do të jem i dobishëm për përfaqësuesen, atëherë do të marr një vendim. Sigurisht që do të më pëlqente shumë, do kisha shumë dëshirë, pasi bëhet fjalë për një Botëror. Jemi kampionët në fuqi të botës, nëse do të mbronim titullin do të ishte diçka fantastike. Ëndrra imë ka qenë gjithnjë të luaja për ekipin përfaqësues, aq më tepër në një turne si Botërori”, theksoi Leo Messi.

()