Tue, Oct 28, 2025

A e lëshoi kryeministri Belinda Ballukun? Sali Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit! Ju garantoj se 10 miliardë euro janë shpërdoruar nga portofoli që ajo administronte

  • PublishedOctober 28, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se korrupsioni i zv.kryeministres Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas tij, ka kaluar edhe Malin e Dajtit, duke theksuar se janë shpërdoruar 10 miliardë euro nga portofoli që ajo administronte.

“Ajo deri në 1 vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliard euro, nga këto 10 miliard ju garantoj se janë shpërdoruar”, deklaroi Berisha.

Pyetjes “A e lëshoi kryeministri?”, kryedemokrati u shpreh se sipas tij Rama ka gjetur një supervisim 1 mln euro.

“Si puna e fustaneve të Velicës dhe i thotë ‘skam ca të të bëj tani’,”- deklaroi ai.

Berisha shtoi se Rama po përpiqet, sipas tij, të mos e zërë brenda mali që po shembet, duke theksuar se kryeministr është kryesori

Sali Berisha: Kur korrupsioni i saj me Edi Ramën u bë sa Mali i Dajtit, i pakrahasueshëm, 2 miliard bëjnë disa afera së bashku, por ajo deri në 1 vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliard euro, nga këto 10 miliard ju garantoj se janë shpërdoruar.

Rama se ka gjetur një supervisim 1 mln euro, si puna  e fustaneve të Velicës dhe i thotë ‘skam ca të të bëj tani”. Rama mendon se shpëton në këtë mënyrë, por është përgjegjës kryesor dhe nuk do të shpëtojë nga vjedhjet e saj, Nëse ka një njeri që ka vjedhur së bashku me Ramën është Lubi Balluku,