Tue, Oct 28, 2025

Megan Fox flet hapur për sfidat pas lindjes dhe kuptimin e veçantë të emrit të vajzës së saj

  • PublishedOctober 28, 2025

Aktorja amerikane Megan Fox ka ndarë hapur përvojën e saj pas lindjes së vajzës së saj të parë, Sage Blade, të cilën e solli në jetë në mars me ish-të fejuarin, muzikantin Machine Gun Kelly. Në një sesion “Pyetje-Përgjigje” më 25 tetor në Los Angeles, me rastin e filmit kult “Jennifer’s Body”, Fox pranoi se ende përballet me pasojat e periudhës pas lindjes.

“Dua të them se sapo linda një fëmijë dhe ende kam ‘mjegull pas lindjes’. Nuk kam fjetur për shtatë muaj,” tha aktorja, duke theksuar se lodhja e vështirëson të mbajë përqendrimin gjatë paraqitjeve publike. Me buzëqeshje, ajo shtoi: “Nëse po përsëris veten, mos ngurroni të më ndërprisni dhe të kthehemi në temë.”

Saga Blade është fëmija i parë i përbashkët i Fox dhe MGK. Muzikanti ka treguar më herët se emri i vajzës përfaqëson një udhëtim epik dhe ka lidhje me origjinën e tij norvegjeze, duke e lidhur me perëndeshën nordike të rrëfimit të historive. “Mendoj se edhe ajo do të tregojë histori të shkëlqyera një ditë,” tha MGK, duke e përshkruar Megan si një nënë të mrekullueshme.

Fox ka folur më parë për humbjet e shtatzënisë dhe peripecitë e saj, duke përfshirë një shtatzëni ektopike dhe një abort, duke treguar se dashuria e saj për MGK e bëri përvojën edhe më të dhimbshme, por dhe më të thellë emocionalisht.