Tue, Oct 28, 2025

Pragndeshja me Fiorentinën, Interi anulon konferencën për shtyp

  • PublishedOctober 28, 2025

Inter përballet me Fiorentinën të mërkurën, në kuadër të Serie A. Konferenca për shtyp e zikaltërve, e parashikuar për sot, është anuluar.

Sipas “La Repubblica”, vendimi vjen pas aksidentit tragjik që ka ndodhur në Fenegrò, afër qendrës stërvitore të Interit në Appiano Gentile.

Në këtë ngjarje, dyshohet se portieri i dytë i skuadrës, spanjolli Josep Martinez, ka përplasur me automjet një burrë 81-vjeçar që ndodhej në një karrocë elektrike me rrota, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Vendimi u mor menjëherë pas rastit të kësaj të marte.