Wed, Oct 29, 2025

Detaje nga atentati me tritol në Shkodër, autorët panë që 38-vjeçari po i afrohej makinës…Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë

  • PublishedOctober 29, 2025

Të tjera detaje janë bërë publike nga atentati me tritol në Shkodër dje (28 tetor), ku mbeti i plagosur Enea Busukja 38 vjeç, inspektor i Tatimeve.

Policia nuk përjashton faktin se autorët mund të jenë me pagesë, duke qenë njëra prej pistave të mundshme në këtë atentat.Po ashtu janë duke u hetuar të gjitha lidhjet e mundshme që mund të ketë i plagosuri Busukja nëse kjo ngjarje ka të bëjë me punën e tij në tatime, biznesin që ka për larjen e rrobave apo ndonjë konflikt tjetër.

Deri më tani policia nuk ka ende një pistë konkrete të hetimeve.

Efektivët kanë bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë pasi dyshojnë se autorët kanë qenë dikund afër dhe pasi kanë parë shtetasin Busukja duke iu afruar automjetit të tij, kanë kryer shpërthimin e telekomanduar dhe më pas janë larguar.

Deshmia

Inspektori tatimor është shprehur se nuk e ka as idenë më të vogël përse ndodhi atentati ndaj tij dhe se kush mund të jenë autorët.