Flamurtari dhe Vllaznia nderojnë Shametajn, homazh 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident
Një aksident i mori jetën Leandro Shametajt në Vlorë, me 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”.
Para sfidës së Superiores mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, futbollistët e të dyja skuadrave shkuan për të vendosur nga një trëndafil të bardhë pranë fotos së tij, me imazhin që ishte i vendosur në këndin e tifozëve.
Natyrisht, të gjithë të pranishmit duartrokitën për një minutë në nderim të kujtimit të tij, ndërsa më pak filloi normalisht ndeshja.
