FOTO/ Spalletti, trajneri i ri i Juves, zbulohen detajet dhe kushti mbi kontratë
Mungon vetëm firma, por në Itali nuk kanë më asnjë dyshim: ‘Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juves”. Ish tekniku i përfaqësueses “azzurre” dhe Napolit do të jetë prezent në “Stadium”, për sfidën Juve-Udinese, ndërsa nga e dita e enjte do të marrë drejtimin e ekipit: “Është me fat kush drejton Juven”, u shpreh Spalletti kur u pyet për këtë opsion.
Spalletti do të firmos një kontratë deri në 2026, me opsion rinovimi automatikisht edhe për dy vite të tjera nëse “Zonja e Vjetër” kualifikohet për në Champions League. Spalletti do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, por nëse ekipi arrin objektivin Champions, me rinovimin e kontratës është parashikuar edhe një përmirësim i pagës.
Me Juven që nuk fiton prej 8 ndeshjesh radhazi, objektivi Champions nuk është edhe aq i lehtë, për momentin bardhezinjtë ndodhen në vendin e 8-të në kuotën e 12 pikëve, 3 pikë larg zonën Champions. Spalletti ka nisur në kokën e tij menjëherë punën duke përpiluar skemën dhe modulin që do të zbres ekipin në fushë.
Ish trajneri i Napolit pritet të luajë me skemën 4-2-3-1, ku Yildiz dhe Conceicao pritet të jetë dy pikat e referimit në fazën sulmuese, në mbështetje të Vlahovic ose David. Misioni i tij kryesor është të rikuperojë Koopmeiners, një lojtar për të cilin “Zonja e Vjetër” investoi miliona euro për të marrë nga Atalanta.
()
