Gola për të bindur Sylvinho-n, Tuci, Çuni dhe Kristjan Shpendi protagonistë
Gola për të bindur Sylvinhon e për të fituar fanellën e kombtares shqiptare. Kështu mund të konsiderohen golat e ardhur një ditë më parë nga kuqezinjtë e rinj, që aspirojnë që një ditë të mund të jenë rregullisht pjesë e përfaqësuese shqiptare.
Kështu në Turqi, Indrit Tuci rikthehet të luajë si titullarë me ekipin e tij Kayserispor, teksa gjeti golin që në minutën e 3, duke i dhënë fitoren 1-0 vendasve dhe kualifikimin për më tej. Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares është i huazuar nga Sparta e Pragës te Kajserispor. Te klubi turk ai ka realizuar deri më tani dy gola.
Në Serinë B derbi shqiptarësh në sfidën mes Empolit dhe Sampdorias, teksa përballë njëri tjetrit ishin Stiven Shpendi dhe Marvin Çuni. Ky i fundit ishte autori i golit për miqtë, që barazuan për shifrat përfundimtare 1-1.
Stiven nuk shënoi, por diçka të tillë e bënë vëllai i tij Kristian me skuadrën e Çesenës. Sulmuesi i thirrur vetëm një here nga tekniku Brazilian Sylvinho u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 34, në sfidën e fituar nga bardhezinjtë ndaj Carrareses me shifrat 2-1. Ky ishte goli i 4 sezonal për Kristjan Shpendin në 10 ndeshje këtë sezon në Serinë B me ekipin e Çesenës.
