“Na kërcënon se do na heqë nga puna nëse…”- Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Drejtori i Ujësjellësit në Kamëz ndërton biznes privat me mjetet dhe punonjësit publikë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim të ardhur nga qytetari digjital.
Qytetari digjital akuzon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Kamëz, se po ndërton një biznes privat në zonën e mbrojtur të Qafmollës duke përdorur punonjësit, mjetet dhe materialet e institucionit publik.
Në mesazhin e publikuar nga Berisha, një punonjës i ndërmarrjes pretendon se prej më shumë se një viti punonjësit e UKK-së detyrohen të punojnë në biznesin privat të drejtorit, nën kërcënimin e largimit nga puna, ndërsa punimet kryhen me fadroma, tuba dhe furnizim uji që i përkasin ndërmarrjes publike.
“Drejtori i UKK Kamëz ndërton biznes privat me mjetet dhe punonjësit e UKK! Kësaj i thonë ‘o burra të vjedhim se deti është bërë kos!’”, – shkruan Berisha në postimin e tij, duke publikuar edhe mesazhin e qytetarit dixhital.
Në mesazhin dërguar Berishës, punonjësi i UKK-së thotë se drejtori Leskaj “me mbështetjen e kryetarit të bashkisë Rakip Suli dhe ministres Elisa Spiropali” po ndërton një “super biznes pa leje në zonën e mbrojtur të Qafmollës”.
Qytetari dixhital pohon gjithashtu se ka materiale filmike që provojnë këto shkelje dhe i ka vënë ato në dispozicion të Berishës, duke kërkuar ruajtjen e anonimatit “për të mos u larguar nga puna”.
Postimi i Berishºs
Drejtori i UKK Kamëz ndërton biznes privat me mjetet dhe punonjësit e UKK!
Miq, kësaj i thonë “o burra të vjedhim se deti është bërë kos!”
Lexoni mesazhindhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.
Mirmbrama Doktor.
Un qe po u shkruj jam ni punonjs i UKK Bashkia Kamez.
Du tbaj ni denoncim per drejtorin e Ujsjell Kanalizimeve Kamez Shpetim Leskaj, drejtorit te preferum tkryetarit Rakip Suli dhe ministres Elisa Spiropali.
Biznesi po ndertohet me mjetet(fadrromat) dhe materialet e ndermarrjes(tuba)
Me ni koh qe Tirana metet pa uj bahet furnizimi me uj ne biznesin e drejtorit UKK Kamez.
Per kta po ju vejme ne dispozicion ene materialet filmike.
Kena besim tplot qe ju jeni i vetmi person qe do i shkoni deri nfun ksaj ceshtje.
Ju lutem na leni anonim sepse nuk dum te na hekin prej pune.
Faleminers
