Në burg për përdhunimin e një femre shqiptare, Robinho flet nga burgu
Teksa ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë që kur Robinho hyri në burg për të vuajtur dënimin e tij nëntëvjeçar, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze shqiptare.
Robinho ka treguar rutninën e tij në një intervistë, sakaq nuk heziton të shprehet se nuk ka asnjë problem mendor, duke mohuar kështu fjalët që kanë qarkulluar së fundmi.
“Dieta dhe orari im i gjumit janë të njëjtë me të gjithë të tjerët. Nuk kam ngrënë kurrë asgjë të ndryshme dhe as nuk kam marrë ndonjë trajtim të veçantë. Kanë përhapur gënjeshtra se unë jam një udhëheqës ose kam probleme mendore.
Nuk kam pasur kurrë asnjë nga këto, as nuk kam marrë ndonjëherë ilaçe. Është e vështirë të jesh në burg, por falë Zotit po ruaj qetësinë. Rojet japin urdhra dhe të burgosurit binden. Nuk ka trajtim të veçantë për askënd.”
