Thu, Oct 30, 2025

“Nuk do më shihni duke i rënë tavolinës”- Arjan Ndoja sqaron deklaratën: Nuk është qëllimi i PD dhe Berishës të prishin seancën! I dhashë mesazh Ballës të mos na etiketojë

  • PublishedOctober 29, 2025

Deputeti demokrat Arjan Ndoja ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” teksa sqaroi edhe deklaratën e bërë në parlament dy javë më parë se atë nuk do e shohim duke i rënë tavolinës apo duke prishur seancën.

Ndoja thekson se deklarata u nxor pak nga konteksti. Sipas tij, ai me atë deklaratë dha një mesazh për Ballën dhe Blendi Klosin që të mos etiketojnë më deputetët demokratë.

Kjo sjell sipas tij një agravim nga radhët e opozitës, që krijon pak zhurmë në parlament. taktika e socialistëve është që të mos ketë debat për ligjet që kalojnë dhe krijojnë tymnajë në Kuvend.

PD dhe Berisha shton Ndoja, nuk kanë qëllim të prishin asnjë seancë, pas kërkojnë llogaridhënie.

Arjan Ndoja: Nuk jam njeri që marrë pjesë shumë në televizione. Kjo deklarata ime është e vërtetë por është nxjerrë pak nga konteksti. Duhet të jesh në seancë plenare nga fillimi në fund. Duke qenë në seancë që zgjati shumë deri në fund, u munduam të ndjekim një strategji se si të flasim kur çdo gjë kalon pa debat. Pra bëhet pak zhurmë për procedurë, ka disa norma,  mënyra si fut6esh dhe të flasësh. Një pjesë kanë emocional të shtuar, dy tre. Nuk kanë qëllim të këqija. Nuk është as vullneti i PD që të prishet seanca. Kemi qëndruar aty që të tregojmë shqiptarëve se na nxjerrim nga shtypi se jemi ne që kërkojmë zhurmë. Por në fakt nuk është aty, se jam pjesë e grupit. Kryetari nuk ka kërkuar ndonjëherë që të prishim seancnë.

Njerëzit nuk e kanë parë totalisht seancën. Gjatë seancës ngrihet kreu i grupit të PS-së, Klosi, pjesa tjetër rri ulur. Seanca fillon me etiketime personale. I drejtohen Berishës, Sali. Nuk po bëja rolin mbrojtës të doktorit. Po i thoja Peleshit dhe Ballës që kjo seancë mund të vendoset në shina. Se fillon zhurma. Atë ditë ne që qëndruam aty dhashë disa argumente që ligjin e mbetjeve. Shqiptarët duhet të dinë se ky ligj kaloi pa një raport financiar.

I dhashë mesazh Ballës që të mos na etiketojë. Në një seancë tha, disa syresh prej jush, ngrihet Blendi Klosi thotë nuk jeni burra.

Ka gjithë ditën  propaganda e PS, që i thotë opinionit publik që PD dhe Berisha nuk duan debat.