Wed, Oct 29, 2025

Quentin Tarantino rikthehet pas 30 vitesh në aktrim!

  • PublishedOctober 29, 2025

Pas më shumë se tre dekadash qëndrimi pas kamerës, regjisori legjendar Quentin Tarantino po rikthehet në botën e aktrimit me një rol të ri surprizues. Fituesi i shumëfishtë i çmimeve ndërkombëtare do të shfaqet në filmin “Only What We Carry”, nën regjinë e Jamie Adams, në atë që përshkruhet si projekti i tij më i rëndësishëm në ekranin e madh që nga “From Dusk Till Dawn” (1996).

Drama, e cila është xhiruar në Francë, trajton tema të ndjeshme si dashuria, humbja dhe forcën për të ecur përpara pas momenteve të vështira. Filmi është cilësuar si një “udhëtim emocional dhe intim”, ku Tarantino luan rolin e John Percy-t, mikut të ngushtë të personazhit kryesor Julian Johns, i interpretuar nga Simon Pegg.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe aktorë të njohur si Sofia Boutella, Charlotte Gainsbourg dhe Liam Hellmann, ndërsa këngëtarja e njohur Lizzy McAlpine do të bëjë debutimin e saj të parë në kinemanë artistike.

Ky rikthim i Tarantinos në aktrim vjen pas lajmit se ai ka vendosur të pezullojë projektin e tij të shumëpërfolur “The Movie Critic”, i cili pritej të ishte filmi i dhjetë dhe njëkohësisht i fundit në karrierën e tij si regjisor.

Ndërkohë që fansat presin të shohin nëse Tarantino do t’i përmbahet vendimit për t’u tërhequr nga regjia, rikthimi i tij në aktrim pritet të sjellë një anë të re dhe të papritur të një prej figurave më ikonike të kinemasë moderne.