Wed, Oct 29, 2025

Rekord historik, PSG publikon të ardhurat, përfitime marramendëse

  • PublishedOctober 29, 2025

Paris Saint-Germain është kthyer një nga klubet më të suksesshme në botë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe financiar. Me anë të një deklarate për mediat, klubi i PSG bëri publike bilancet financiare të sezonit të fundit, 2024-2025 me të ardhura që arrijnë në 837 milionë euro, një rekord historik që thekson epokën e artë që po përjeton vitet e fundit, veçanërisht që nga ardhja e Luis Enrique.

Pavarësisht të ardhurave të kufizuara nga kampionati kombëtar, të cilat kanë rënë në nivele historike, PSG ka përfituar 367 milionë euro nga të ardhurat tregtare dhe 175 milionë euro nga fitimet për çdo ndeshje të luajtur. Paris Saint-Germain shprehet me krenari se “kjo përfaqëson një moment historik financiar, pavarësisht vështirësive kombëtare krahasuar me ligat e tjera.” PSG ka rritur të ardhurat e tij nëntëfish, një rekord në Francë. Asnjë skuadër franceze, madje as vetë PSG, nuk ka përjetuar ndonjëherë një periudhë të tillë financiare.

Një nga çelësat e këtij përparimi financiar qëndron në uljen drastike të shpenzimeve për pagat e lojtarëve. Më parë, PSG tërhiqte lojtarët më të mirë në botë me paga marramendëse që tejkalonin të ardhurat e zakonshme deri në 111%. Me ardhjen e Luis Enrique dhe mbi të gjitha me ndryshimin e modelit të klubit, tani pagat përbëjnë më pak se 65% të ardhurave aktuale.

Përcaktues në këto të ardhura rekord ka të bëjë edhe fakti se për 170 ndeshje radhazi brenda në shtëpi klubi ka shitur të gjithë biletat, ndërsa shitja e fanellave është rritur me 210%.

()