Tenis/ Surprizë nga Parisi, Norrie eleminon Carlos Alcaraz në raundin e dytë
Në Paris, vjen surpriza e madhe e turneut: Carlos Alcaraz është eleminuar që në raundin e dytë! Spaniolli, numri dy i botës, u mund nga britaniku Cameron Norrie me rezultatin 4-6, 6-3, 6-4, pas një ndeshjeje plot tension dhe gabime të shumta nga Alcaraz.
Alcaraz arriti të fitonte setin e parë, ç’ka dha impresionin se do ta kalonte pa problem edhe këtë raund. Por në këtë moment, erdhi edhe kthesa e madhe e ndeshjes. Norrie fitoi besim dhe përfitoi në maksimum nga gabimet e Alcaraz duke i shfrytëzuar dhe rikthyer ndeshjen në favor. Një eleminim i papritur ky për Carlos Alcaraz, që shihej si një prej favoritëve të turnout.
Ky rezultat i hap rrugën Jannik Sinner për një objektiv historik: nëse italiani arrin të fitojë turneun, mund të rikthehet si numri 1 i botës në renditjen ATP.
