Wed, Oct 29, 2025

VIDEO/ Roma thyen Parmën, Juve fiton ndaj Udineses

  • PublishedOctober 29, 2025

Roma mund 2-1 Parmën, në ndeshjen e luajtur në Olimpico. Hermoso zhbllokoi llogaritë, me golin e tij në minutën e 63-të. Për golin e dytë mendoi Dovbyk, 9 minuta nga fundi.

Mysafirët ngushtuan shifrat me Circatin, por vetëm kaq, pa mundur dot të kthehen në lojë.

Juventusi mposhti 3-1 Udinesen. Golat e Vlahovic, Gatti e Yildiz nderuan bardhezinjtë, ndërsa i vetmi gol nga skuadra e Udines mban firmën e Zaniolos.