Aksidentoi me vdekje 17-vjeçarin, Gjykata lë në “arrest me burg” 32-vjeçarin, kërkon falje! Familjarët: Duam drejtësi!
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj.
Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa Bajramaj akuzohet për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
Gjatë seancës, i akuzuari ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje për ngjarjen tragjike.
Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë të pranishëm familjarë të 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident, të cilët kanë kërkuar drejtësi për djalin e tyre.

