Thu, Oct 30, 2025

Basha në SPAK, po pyetet si person në dijeni për 21 janarin

  • PublishedOctober 30, 2025

Lulzim Basha është thirrur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Siç bën me dije gazetarja Klodiana Lala, ish kreu i PD-së është thirrur për të dhënë dëshmi lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011, kur ai ishte ministër i Brendshëm dhe Berisha kryeministër, kur gjatë një proteste të opozitës në Bulevard përpara kryeministrisë u vranë 4 protestues.

Dosja e 21 janarit po hetohet nga prokurori Alfred Shehu, edhe pas kërkesës së Gjykatës në Strasburg për të dhënë drejtësi për vcrasjen e një prej viktimave Aleks Nikës.