Thu, Oct 30, 2025

“E bëra të famshme me duart e mia…” / Çfarë fshihet pas deklaratave të fundit të Elsa Lilës për Albina Kelmendin?

  • PublishedOctober 30, 2025

Bota e showbiz-it shqiptar nuk ka të ndalur pa drama!

Ditën e sotme, Elsa Lila rikujtoi një ngjarje që sipas saj ishte e padrejtë, duke theksuar se një person u bë i famshëm sërish, falë saj. Edhe pse nuk përmendi emra, të gjithë e dinë se po fliste për artisten e njohur Albina Kelmendi.

Teksa ishte e ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, Elsa u ndal te raporti i vjetër me Albinën, duke e përmendur indirekt, por pa ia thënë emrin.

“Nuk e bëra skandalin, për të mos e bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim. I njëjti person”.

Në fund, ajo dha një paralajmërim të fshehtë: “Të kenë pak kujdes nga gjykatat, sepse funksionojnë kur duan. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”.

Deklaratat e Elsës kanë hapur sërish debat në publik, duke rikthyer në vëmendje një nga garat më të komentuara të viteve të fundit.

Ne ju kujtojmë se:

Elsa Lila dhe Albina Kelmendi ishin në “garë” për fitoren në Festivalin e Këngës në vitin 2022.

Elsa Lila rrëmbeu çmimin e parë të jurisë, ndërsa Albina të dytin. Megjithatë, votimi i publikut ishte ndryshe. Albina dhe familja e saj përfaqësuan Shqipërinë në Eurovizion. Por jo vetëm kaq, dy këngëtaret njihen prej vitesh.

Në fakt, Elsa Lila dikur ka qenë mentore e Albinës në “The Voice of Albania”. Albina ishte konkurrente në “The Voice 4” dhe zgjodhi Elsa Lilën si trajneren e saj. Ajo ishte e përzgjedhura e Elsës deri në netët e fundit, madje shkoi deri në finale ku u rendit e dyta.

Ndaj Elsa Lila thotë: “Për të mos e bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia…”

Nga ana tjetër, Albina ende s’ka reaguar ndaj deklaratave të Elsës.