Thu, Oct 30, 2025

FOTO/ Super Calha, Inter triumfon ndaj Fiores, feston edhe Chivu: Fitore e rëndësishme (VIDEO)

  • PublishedOctober 30, 2025

Disfata ndaj Napolit ishte thjesht një ditë “Jo”, me Inter që reagon shpejtë duke dalë me 3 pikë përballë Fiorentinës. Ekipi zikaltër triumfoi 3-0 në një ndeshje të dominuar totalisht, por përballë gjetën fillimisht një super De Gea, me spanjollin që u kthye në makth duke ndalur në mënyrë spektakolare çdo tentativë në kuadrat.

Për të “thyer” De Gea-n duhej diçka ekstra në këtë mbrëmje, një e tillë erdhi në minutën e 66-të, ku Calhanoglu me një goditje fantastike nga distanca mposhti portierin spanjoll duke bërë që “San Siro” të shpërthente në festë. Pesë minuta më pas, Sucic vuri në jetë një tjetër kryevepër, me mesfushorin që vallëzoi brenda në zonë duke dyfishuar shifrat. Fiore e kishte të vështirë të rikthehej në lojë, bëri shumë pak për të bezdisur Inter, ndërsa në fund kishte kohë për një tjetër gol, me Bonny që fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Calhanoglu u tregua i saktë duke kompletuar mbrëmjen e tij perfekte me një “dopietë” personale:

“Përgjigje e bukur, Inter ri ngrihet, -3 nga kreu”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Shijon këtë fitore edhe trajneri Chivu: “Ishte e rëndësishme të fitonim dhe të reagonim. U treguam të kujdesshëm dhe pjekur. Calhanoglu? Cilësitë e tij nuk diskutohen, kishte nevojë vetëm për motivimin e duhur për të kaluar atë moment të vështirë që përjetoi gjatë verës. Është një mesfushor i kompletuar, jemi të lumtur për të”, u shpreh Chivu.

()